Grykorėt  organizma shumėqelizorė qė kanė inde e jo organe

 

                                                                                               

Te organizmat kolonialė, pėr shembull te volvoksi, pėr shkak tė ndarjes sė punės nė mes tė qelizave, organizmat bėhen mė tė komplikuar. Sikundėr te volvoksi, me zhvillimin e organizmave shumėqelizorė edhe ndarja e detyrave nė mes tė qelizave gradualisht vjen duke u rritur. Nė trupin e organizmit shumėqelizor grupet e qelizave kryejnė funksione jetėsore tė caktuara: sigurojnė ushqimin, frymėmarrjen, tajimin, mbrojtjen, lėvizjen, marrjen dhe pėrcjelljen e ngacmimeve e tjera.

 

Grupet e qelizave, tė cilat kryejnė funksion tė njėjtė, zakonisht kanė ndėrtim tė ngjashėm dhe kanė pozitė tė caktuar nė trupin e organizmit shumėqelizor. Ato e formojnė indin. Organizmat shumėqelizorė i kanė kėto grupe indesh: indet epiteliale, muskulore, eshtėrore (mbėshtetėse) dhe nervore.

 

Te organizmat shumėqelizorė mė primitive, siē janė grykorėt (hidra), qelizat grupohen nė dy shtresa: shtresa qelizore e jashtme dhe e brendshme e trupit (fig. 54).

 

, ,

Fig. 54 Pamja e jashtme e polipit tė hidrės (majtas) dhe prerja pėr sė gjati (djathtas);  1 — vrima e gojės; 2 — tentaklet; 3 — shtresa e jashtme e trupit (epiderma); 4 — shtresa e brendshme e trupit; 5 — zgavra e zorrės; 6 — dhe 6a — bula e re dhe e vjetėr.

 

Indi, i cili e formon shtresėn e jashtme apo lėkura (epidermisi), e mbron organizmin nga lėndimet. Pėrpos rolit mbrojtės, ky ind i sipėrfaqes sė trupit e siguron kontaktin me ambientin e jashtėm, qė do tė thotė se e luan edhe rolin e shqisave.

Roli themelor i shtresės sė brendshme apo zorrės ėshtė tretja e ushqimit dhe absorbimi i tij.

 

Edhe qelizat nė tė njėjtin ind po ashtu dallohen nė mes veti sipas funksionit qė kryejnė. Nė epidermis pėr shembull te hidra dhe te shumė tė afėrt tė saj (meduzat, koralet etj, ca nga qelizat e lėkurės janė qeliza pėrcėlluese; ato e mundėsojnė zėnjėn dhe mbytjen e gjahut me mė lehtėsi. Disa qeliza, ngjashėm me qelizat muskulore, kanė pėr cilėsi qė tė kontraktohen dhe tė shtrihen e tė tillat ndodhen nė shtresėn e jashtme dhe tė brendshme.

Qelizat nervore janė tė degėzuara dhe tė lidhura me qelizat ndijore dhe ,,muskulore”. Secila zegėl qė vepron nga jashtė merret me anėn e qelizave ndijore, pėrēohet nėpėr qeliza nervore dhe bartet nė qeliza, tė cilat janė tė afta tė kontraktohen dhe tė lėshohen. Me kėtė, nė tė vėrtetė, rregullohet lėvizja e tėrė organizmit dhe reagimi i tij nė ndikimin e burimit tė jashtėm tė zeglės, siē ėshtė drita, nxehtėsia, lėndimi e tjera.

 

Qelizat e shtresės sė brendshme tė hidrės po ashtu kryejnė funksione tė ndryshme. Disa qeliza tajojnė enzime, kėshtu qė tretja e ushqimit bėhet nė zgavėr — jashtė qelizave. Kjo ėshtė tretja jashtėqelizore e ushqimit, e cila ėshtė e njohur te shumica e organizmave shumėqelizorė.

Por, nė tė njėjtėn kohė, disa qeliza tė shtresės sė brendshme janė nė gjendje qė me ndihmėn e zgjatimeve protoplazmatike tė marrin e tė fusin brenda grimca ushqyese, tė cilat do t’i nėnshtrohen tretjes brenda nė qeliza — tretja brendaqelizore. Njė tretje e tillė ėshtė primitive. Pėrpos grykorėve ajo paraqitet te protozoarėt dhe te sfungjerėt.

Tretja jashtė-qelizore mundėson shfrytėzimin mė tė plotė tė pjesėve pėrbėrėse tė ushqimit dhe pėrdorimin e copave mė tė mėdha pėr ushqim, e bile edhe tė kafshėve tė tėra pėr ushqim.

 

Nė zhvillimin historik tė organizmave shumėqelizorė ka qenė me rėndėsi formimi i zgavrės gastrale tė gjerė. Ajo te grykorėt dhe te kafshėt tjera shumėqelizore e siguron lidhjen me ambientin e jashtėm nėpėr vrimėn e gojės. Nė kėtė zgavėr ushqimi jo vetėm qė qėndron por edhe tretet. Te disa grykorė (meduzat) zgavra degėzohet nė njė sėrė kanalesh, kėshtu qė sipėrfaqja e zorrės dukshėm rritet, e degėzimi i tillė i zgavrės sė zorrės njėkohėsisht e mundėson edhe bartjen e ushqimit nė tė gjitha pjesėt e trupit.

 

Pėrpos formimit tė indeve, qysh te grykorėt vėrejmė se grupet e indeve kryejnė sė bashku njė apo disa funksione. Grupet e tilla, tė dy ose mė shumė indeve qė kanė njė funksion tė caktuar, quhen organe. Organe tė hidrės janė tentaklet, tė cilat shėrbejnė pėr prekje dhe pėr tė siguruar ushqimin. Pjesėt e trupit nė tė cilat krijohen vezėt (vezoret) dhe spermatozoidet (farorėt) janė organe tė shumimit.

 

Lirisht mund tė themi se grykorėt, ndonėse i kanė organet e para, janė organizma mjaft primitive.

 

Pėrhapja e grykorėve. Grykorėt janė organizmat mė primitivė shumėqelizorė me ndėrtim tė qartė tė indeve. Individėt e grykorėve jetojnė tė vetmuar ose nė koloni. Tė gjithė grykorėt jetojnė nė ujė, kryesisht nė det.

Grykorėt paraqiten nė dy forma si polipe dhe si meduza.

 

Polipet kanė zakonisht formė cilindrike, njėri skaj i tė cilave ėshtė i mbėrthyer pėr objekte qė ndodhen nė ujė. Nė anėn e kundėrt tė trupit ndodhet jė kurorė me tentakle, e cila e rrethon gojėn qė ndodhet nė mes.

 

Meduza ėshtė e ngjashme me ombrellėn. Nė rrethin e saj ndodhen tentaklet, kurse nė anėn e poshtme – vrima e gojės. Meduzat kanė tė njėjtin ndėrtim sikundėr polipet, vetėm se masa xhelatinoze nė mes tė shtresės sė jashtme e tė brendshme ėshtė shumė mė e zhvilluar, ndėrsa zgavra zorrore ėshtė nė formė tė njė sistemi tė kanaleve. Organizmat janė transparentė dhe vėshtirė bijėn nė sy.

 

,

 

Polipi dhe meduza janė dy brezni tė tė njėjtit lloj (fig55). Polipi kolonial nė mėnyrė joseksuale (me bulim) jep meduza.  Meduzat shumohen nė mėnyrė seksuale. Fekondimi i qelizave vezore bėhet nė ujė. Nga zigota krijohen larvat e imta me ēepallėza, tė cilat notojnė nė ujė. Pas njė kohe larvat i humbasin ēepallėzat, bijėn nė fund dhe prej tyre zhvillohen polipet koloniale. Polipi i ujit tė ėmbėl, hidra, nuk ka formė tė meduzės. Shumimi joseksual zakonisht bėhet duke krijuar bula. Te shumimi seksual, nė organet seksuale nė vezore dhe farore krijohen gametet femėrore dhe mashkullore.

 

 

Koralet janė polipe tė detit pa brez tė meduzave. Koralet jetojnė nė koloni tė dendura, me qė polipet e reja qė krijohen me bulim nuk ndahen nga polipi amė, Polipet e koraleve tajojnė skelet gėlqeror, i cili me kalimin e shumė vjetėve formon sprude tė trasha tė koraleve, qė kanė shpeshherė dimensione tė mėdha.

 

 

Sprudi i madh nė brigjet e Australisė ėshtė i gjatė afro 1400 km. Koralet qė krijojnė sprude jetojnė nė detet tropike dhe subtropike tė Oqeanit tė Qetė dhe tė atij Atlantik. Shumica e koraleve janė banorė tė brigjeve tė nxehta tropike dhe nuk shkojnė mė thellė se 40 deri 60 m.

 

 

Mbeturinat e fosilizuara tė skeleteve tė koraleve janė shumė tė rėndėsishme pėr tė njohur pėrhapjen e dikurshme tė deteve tė nxehta. Nga shtresat mė tė thella (paleozoiku i hershėm) nė vendin tonė janė tė njohura mbeturinat e koraleve tė dikurshme nga mali i Sharrit, ku nė atė kohė gjendej deti.

 

Nė mezozoik janė krijuar nė vendin tonė sprude tė koraleve me mbeturina tė guaskave, tė guacave, iriqėve tė detit, foraminifereve si dhe tė disa algave. Kėta kanė marrė pjesė nė ndėrtimin e masiveve tė bjeshkėve Ballkanike (nė Hercegovinė, Mal tė Zi, nė Serbinė Lindore, Bullgari perėndimore etj.).

 

Korali kolonial, i cili nuk ndėrton sprude, por skeleti i tė cilit ėshtė mjaft i ēmueshėm ėshtė korali i kuq qė shpesh quhet korali fisnik. Jeton nė thellėsi gjer nė 100m e mė tepėr metra dhe pėrdoret pėr stoli (fig.korali i kuq, fisnik).

 

 

Njė polip i shpeshtė nė detin tonė, pėrndryshe nė farefisni i afėrt me koralet ėshtė anemonia ose kunorėza. Kėto polipe janė pa skelet, me njė numėr tė madh tentaklesh dhe shpesh kanė lloj-lloj ngjyrash. Jetojnė edhe nė bashkėsi tė dendura (fig. 58).

 

,

 

Pyetje

 

Cilat janė dallimet nė mes tė organizmave njėqelizorė dhe shumėqelizorė?

Prej ēfarė pėrbėhet pareti i trupit tė hidrės? Si e marrin ushqimin hidrat?

Ku tretet ushqimi?

Si shumohet polipi kolonial?

Dallimet nė mes tė polipit dhe meduzės.

 

Nė kėto pyetje dhe tė tjera mund tė i gjeni edhe nė referenca qė vijojnė mė poshtė.

 

E tjera nė:

 

 

Referenca

Libra

Internet

http://www.biologyjunction.com/sponges__cnidarian_notes_b1.htm

http://www.southtexascollege.edu/nilsson/4_gb_lecturenotes_f/4_gb_23_cla_ani_in_spr2003.html

http://higheredbcs.wiley.com/legacy/college/levin/0471697435/chap_tut/chaps/chapter12-03.html

http://w3.shorecrest.org/~Lisa_Peck/MarineBio/syllabus/ch7invertebrates/Invertwp/invert_wp_05/cnidaria/mark2/reproductive.htm

http://www.2classnotes.com/digital_notes_print.asp?p=Metagenesis

http://w4.nkcsd.k12.mo.us/~kcofer/ocean_jellyfish_pg.htm

http://thescyphozoan.ucmerced.edu/Biol/Ecol/LifeHistory/ScyphozoaLH.html

http://genev.unige.ch/en/users/Brigitte-Galliot/unit  evolution

http://www.tutorvista.com/content/biology/biology-iii/animal-kingdom/phylum-coelenterata.php#

http://www.studyblue.com/notes/note/n/porifera-virtual-lab/deck/2586621

http://siera104.com/bio/cnid.html - detale

http://www.mesa.edu.au/cnidaria/default.asp

http://sciencebasedlife.wordpress.com/2011/03/01/sbl-fact-of-the-day-3-1-11/

http://www.answers.com/topic/hydroida

http://en.wikipedia.org/wiki/Polyp

http://www.infusion.allconet.org/webquest/radsyman.html  cikli jetėsor polip-hidra

http://www.geochembio.com/biology/organisms/hydra/

 

http://en.wikipedia.org/wiki/History_of_the_Earth

http://www.scotese.com/earth.htm

http://www.earthhistory.org.uk/

http://www.kheper.net/topics/Gaia/history_of_Gaia.htm

http://universe-review.ca/F09-earth.htm

http://www.optocleaner.com/Cut_CO2_emission.htm  -mėso

http://www.extremescience.com/earth.htm

http://www.bbc.co.uk/nature/history_of_the_earth -periodat gjeolgjike

http://sq.wikipedia.org/wiki/Historia_e_Tok%C3%ABs

http://www.ivantic.net/Moje_knjige/IstorijaGalaksijeZemljeICoveka.pdf

http://www.nhm.ac.uk/

http://www.amnh.org/

http://www.mnh.si.edu/

http://en.wikipedia.org/wiki/Natural_history

http://www.youtube.com/watch?v=uvNtkMuMS4I

http://www.youtube.com/watch?v=x7cX2cjFunw

http://rapitful.blogspot.com/2012/02/ushqimi-dhe-insuficienca-kronike-renale.html -libra mso

http://instrukcije-kemija.blogspot.com/2011/09/instrukcije-iz-biologije-graa-biljne.html

http://rinstinkt.wordpress.com/category/qeliza-prokariote/

 

http://eusoils.jrc.ec.europa.eu/library/themes/biodiversity/

http://ridge.icu.ac.jp/biobk/biobookdiversity_3.html

http://www.rci.rutgers.edu/~uzwiak/GBSummer11/GB101Summer11Lect/GB101Summer_Lect6.htm

http://palaeos.com/metazoa/mollusca/mollusca.htm -fillumet ēdonjėra njė nga njė.

http://www.arthursclipart.org/biologyp/biology/page_01.htm    , me imazh msoi bimėt.

http://www.canadiangeographic.ca/atlas/glossary.aspx?alpha=m&id=186&lang=En   terminologjia fjalėve

http://www.geology.wisc.edu/homepages/g100s2/public_html/history_of_life.htm

http://www.windows2universe.org/earth/geology/hist_mesozoic.html

 

http://www.arthursclipart.org/prehistoriclife/life/page_01.htm -jeta parahistorike

http://biobook.nerinxhs.org/bb/systems/gas_exchange.htm   -biobook liber

 

http://news.sciencemag.org/sciencenow/2009/10/21-02.html

 

 

ą Nė faqe www.sokol58.com

 ß Bota e gjallė

 

Shėnoi e punoi: Sokol H. Kelmendi, Mitrovicė.