Hormonet

 

Hormon quhet njė substancė specifike e sekretuar nga njė qelizė e specializuar qė vepron mbi receptor po ashtu tė specializuar. Termi hormon qė ėshtė me prejardhje greke (nga greqishtja "oρμή"- "shtysa") qė do tė thotė stimulim, ngacmim, sinjalizim. Kėtė termė e pėrdori pėr herė tė parė Starlingu, nė vitin 1905, kur vėrejti se sekretimin e lėngut pankreatik e stimulon njė substancė kimike, e cila quhet sekretin. Kėtė substancė e sekretojnė qelizat e zorrės sė hollė.

 

Hormonet i prodhon organizmi shtazor por edhe organizmi i Njeriut. Hormonet prodhohen nga gjėndrat me tajim tė brendshėm (gjėndrat endokrine) dhe i dėrgojnė direkt nė gjak; dobėsimi i kėtyre gjėndrave shkakton ērregullime funksionale tė organizmit tė gjallė.

 

-

 

Vetia e hormoneve ėshtė me vlerė dhe e rėndėsishme , sepse ato mund tė barten prej njė organizmi nė njė tjetėr, pa ndryshimin e funksionit. Kėshtu, pėr shembull, preparatet e hormoneve qė janė tė fituara nga organizmi shtazor mund tė pėrdoren pėr nevoja terapeute te Njeriu.

 

Qė nga viti 1904 ėshtė sintetizuar numėr mė i madh i hormoneve, pėr shembull, adrenalina , hormonet e ndryshme seksuale, insulina e tė tjera, tė cilat kanė gjetur zbatim tė rėndėsishėm nė medicinė. Shumica e hormoneve pėrdoren si mjete tė jashtėzakonshme terapeute.

Hormonet duke u katalizuar, veprojnė nė shumė rekcione tė organizmit.

 

Hormonet janė substanca kimike, tė cilat i sekretojnė gjėndrat me sekretim tė brendshėm dhe inde endokrine. Ndėrtimi i molekulave tė hormoneve ėshtė i ndryshėm, varėsisht prej detyrės dhe funksionit qė ka.

Adrenalina ka ndėrtim tė thjeshtė, ndėrsa insulina e proteina, janė me ndėrtim tė ndėrlikuar.

 

Hormonet dhe sistemi humoral

 

Hormonet janė substanca tė cilat kanė aftėsi tė nxitjes ose tė frenimit tė zhvillimit tė funksioneve tė ndryshme nė organizėm. Ato pėrmes gjakut arrijnė nė tė gjitha qelizat, por veprojnė vetėm nė qeliza tė caktuara, tė cilat quhen qeliza efektore ose qeliza shėnjestėr. Nė anėn tjetėr neuro-hormonet qė prodhohen nga qelizat nervore nuk barten me anė tė gjakut Duhet tė theksohet se disa hormone sekretohen nė gjak pandėrprerė, kurse disa sekretohen nė gjak kohė pas kohe. Kėshtu p.sh. insulina ėshtė komponentė e domosdoshme e gjakut nė tė cilin “qarkullon” vazhdimisht dhe ėshtė e domosdoshme pėr metabozimin e sheqernave. Disa hormone sekretohen nė gjak kohė pas kohe, atėherė kur e kėrkon nevoja. Kėshtu p.sh. nė grupin e hormoneve me sekrecion jo tė pėrhershėm nė gjak bėn pjesė sekretina. Hormonet quhen edhe inkrete (lat. Inkrete- brenda, crescere-rritje).

Funksionimin e organeve tė caktuara si njė tėrėsi e bėjnė tė mundshme dy sisteme:

Ų  sistemi nervor

Ų  sistemi humoral.

 

Nga kjo shihet se rregullimi i funksioneve sigurohet pėrmes dy rrugėve kryesore: pėrmes ndikimit nervor dhe substancave tė shumta kimike, tė cilat gjenden nė organizėm dhe qė krijohen nė njė organ ose grupe organesh dhe pas bartjes sė tyre pėrmes gjakut ose limfės ndikojnė nė funksionet e organeve tė tjera. Mėnyra e parė e rregullimit quhet rregullim nervor ose korrelacion nervor dhe sigurohet pėrmes sistemit nervor qendror dhe autonom. Mėnyra e dytė e rregullimit quhet rregullim homoral ose korrelacion humoral. Substancat kimike qė marrin pjesė nė rregullimin humoral janė:

ü  hormonet indore,

ü  hormonet e vėrteta

ü  kripėrat minerale

ü  vitaminat

 

Rregullimi humoral (hūmor lat. – lėng trupor) realizohet pėrmes lėngjeve, posaēėrisht gjakut. Rregullimi humoral quhet edhe rregullim kimik, sepse materiet kimike janė ato (p.sh. hormonet) qė duke u shpėrndarė pėrmes gjakut japin efekte pėrkatėse mbi inde apo organe tė caktuara.

Ekziston lidhshmėri e ngushtė midis rregullimit nervor dhe atij humoral. Ky i dyti i nėnshtrohet tė parit (rregullimit nervor). Pėr kėtė arsye shpesh bėhet fjalė pėr rregullimin neuro-humoral.

Endokrinologjia ėshtė shkencė qė merret me studimin e gjėndrave endokrine dhe tė sekreteve tė tyre. Roli biologjik i sistemit endokrin krahas sistemit nervor ėshtė mjaft i madh nė bashkėrendimin e funksioneve komplekse tė organizmit. Nė fund mund tė thuhet se hormonet janė substanca tipike stimuluese pa tė cilat nuk mund tė zhvillohet jeta normale e organizmave tė gjallė.

 

Klasifikimi

 

Deri mė sot ėshtė izoluar numėr i madh hormonesh. Ėshtė studiuar mirė struktura e tyre kimike dhe efektet fiziologjoke. Duke marrė parasysh vendin e biosintezės hormonet ndahen nė kėto grupe kryesore:

·         Hormonet indore

·         Hormonet digjestive-(hormonet e organeve tė tretjes)

·         Hormonet e gjėndrave endokrine

·         Hormonet e hipofizės- Hipofiza

·         Hormonet e gjėndrės tireoide- Tireoidea

·         Hormonet e gjėndrave paratireoide- Paratireoidea

·         Hormonet e pankreasit endokrin

·         Hormonet e gjėndrave mbiveshkore

·         Hormonet e gjėndrave seksuale

·         Placenta

Hormonet e gjėndrave endokrine quhen edhe hormone tė vėrteta. Hormonet qė krijohen nė bimė quhen fitohormone. Ato e stimulojnė rritjen e bimės, ndikojnė nė rritjen e masės, fortėsinė e disa organeve bimore si dhe nė ndryshime tė tjera tė bimės. Fitohormonet mė tė njohura janė : auksinat, gliberelinat dhe kininat.

 

Ndėrtimi kimik

 

-

 

Hormonet janė komponime organike me strukturė tė ndryshme kimike. Ato kanė aftėsi qė nė pėrqendrime tė vogla ta rregullojnė metabolizmin e proteinave, sheqernave, lipideve, vitaminave, materieve minerale. Nė kėtė aspekt janė tė ngjashme me vitaminat, sepse sillen si biokatalizatorė tipikė. Mund tė thuhet se dallimi midis hormoneve dhe vitaminave qėndron nė atė se hormonet i sintezon vetė organizmi nė organet e veta specifike, tė cilat pastaj i sekreton nė gjak dhe nė limfė, ose nė lėngun cerebrospinal, ndėrsa vitaminat janė kryesisht produkte bimore, tė cilat organizmi shtazor dhe i njeriut i merr pėrmes ushqimit qė dė tė thotė se vetė organizmi nuk mund t’i sintetizojė.

Hormonet i katalizojnė ose rregullojnė proceset e ndryshme metabolike. Nė kėtė aspekt janė tė ngjashme edhe me enzimat, sepse ehde hormonet veprojnė nė organizėm si katalizatorė, qė do tė thotė, ngjashėm me enzime. Edhe hormonet nevojiten nė sasi shumė tė vogla dhe nuk shpenzohen gjatė procesit katalitik. Dallohen nga enzimat nė kėtė aspekt:

 

§  hormonet krijohen nė atė organ nė tė cilin nuk e shprehin veprimin e vet,

§  para se tė veprojnė tajohen nė gjak.

§  sipas strukturės kimike nuk janė ēdo herė siē janė enzimat.

 

Sipas strukturės kimike hormonet ndahen nė tri grupe:

 

o   hormone derivate tė aminoacideve si p.sh. hormonet e tiroidės, hormonet e palcės sė gjėndrės mbiveshkore, melatonina e epifizės;

o   hormone me strukturė peptidike dhe proteinike si p.sh. hormonet e hipofizės, hormonet e gjėndrave paratiroide dhe tė pankreasit etj.;

o   hormonet me strukturė steroide siē janė hormonet e kores sė gjėndrės mbiveshkore, hormonet e gjėndrave seksuale mashkullore dhe femėrore etj.

 

Roli i pėrgjithshėm i hormoneve

 

Hormonet nė pėrgjithėsi ndikojnė nė metabolizmin e ujit, tė kripėrave minerale, tė proteinave, tė sheqernave, tė lipideve, nė pėr metabolitetin e membranave qelizore, nė ngacmimin e nervave periferike dhe tė muskujve, pėrkatėsisht nė sistemin nervor, nė funksionet psikike, nė rritje dhe nė shumėzim. Hormonet para se tė fillojnė ta shprehin veprimin e tyre lidhen pėr receptorėt pėrkatės nė qeliza. Receptorėt janė grupe karakteristike kimike. Kėshtu p.sh. pėr disa hormone indore dhe hormone tė tjera grupet reptore janė qendra katalitike tė enzimave. Si shembull klasik ėshtė lidhja e acetilkolinės pėr acetitilkolinė-esterazėn. Pėr shumė hormone receptorėt gjenden nė sipėrfaqe tė membranės qelizore siē ėshtė rasti me hormonin indor acetilkolinėn, adrenalinės etj. Receptorėt mund tė gjenden edhe nė brendi tė qelizės. Hormonet janė ndėrmjetėse biokimikė midis organeve tė rregullimit dhe organeve nė tė cilat veprojnė organet “shėnjestėr”.

 

-

 

Terapia hormonale (Hormonoterapia)

 

Shėrimi me hormone ėshtė zhvilluar intensivisht nė dy dekadat e fundit. Hormonet pasi futen nė organizėm mund tė veprojnė nė mėnyra tė ndryshme. Hormonet mund tė kenė efekt subsittucioni, supresioni, simptomatik.

 

Efekt substitucioni (zėvendėsimi) - Nė kėtė rast bėhet shėrimi me hormone me qėllim qė tė zėvendėsohet mungesa ose sekretimi i zvogėluar i ndonjė hormoni. Kėshtu p.sh. bėhet shėrimi i hipotiroezės ose miksedemave me tiroksinė, sėmundjet e Adisonit me hidrokortizon ose sėmundja e sheqerit (diabetes) me insulinė).

 

Efekt supresioni (efekt frenues) - Nė kėtė rast terapia hormonale mė sė shpeshti pėrdoret me qėllim qė tė zvogėlohet veprimi stimulues i hipofizės nė punėn e gjėndrave tė tjera endokrine, pėrkatėsisht inhibohet veprimi i hormoneve qė i sekretojnė ato gjėndra.

 

Veprimi simptomatik- Kur gjatė shėrimit me hormone shfrytėzohen edhe veprimet e tyre farmako-dinamike, p.sh. stimulimi i diurezes, efekti antidiuretik, veprimi i kortikoideve te sėmundjet reumatike dhe kolagenozat etj.

 

 

 Disa lloje tė hormoneve janė:

 

Adrenalina , hormon i gjėndrės mbiveshkore, ndikon nė shtrėngimin e artereve tė imta, gjė qė shkakton rritjen e tensionit tė gjakut. Ajo nxitė veprimin e muskulit tė zemrės. Pėrkundėr insulinės ky hormon vepron nė shtimin e sheqerit nė gjak, duke e solucuar glikogjenin nė glukozė, me oksidimin e sė cilė krijohet temperatura e nevojshme pėr organizėm.

Adrenalina ėshtė fituar nė mėnyrė sintetike nė vitin 1901. Ky ėshtė derivat i fenolit dyhidroksilik tė pirokatekinit (metil-amino-etanol-pirokatekini).

 

 

Tiroksina ėshtė hormon i gjėndrės mbrojtėse, e sipas pėrbėrjes kimike ėshtė derivat i acidit-amin tė tirozinit.

 

,

 

Tiroksina ndikon nė funksionimin e rregullt tė metabolizmit tė proteinave (albuminave ) dhe tė karbohidrateve nė organizėm. Mungesa e kėtij hormoni , ose zhvillimi i parregullt i gjėndrės mbrojtėse, shkakton gjendje jo normale dhe ēon  gjer te kretenizmi. Nėse gjėndra mbrojtėse qetė me tepricė kėtė hormon atėherė shkakton daljen e gushės me simptome tė ndryshme.

 

Insulina  ėshtė hormon qė e kullon gjėndra e pankreasit. Ky hormon rregullon metabolizmin e karbohidrateve. Nėn ndikimin e saj prej glukozės nė mėlēi dhe muskuj krijohet glikogjeni, me ēka evitohet teprica e glukozės :

 

                             Insulina

 ,      x C6H12O6  -------------------->  (C6H10O5) x + H2O

          Glukoza                               glikogjeni

 

Ērregullimi i pankreasit, domethėnė, nėse shfaqet mungesa e kėtij hormone, atėherė zhvillohet sėmundja e sheqerit (diabetes mellitus).

 

 

Nė medicinė ka shumė kohė qė pėrdoret insulina, e fituar nga mishi i lopės, nė formė injeksionesh. Insulina e fituar sintetikisht tregon veprim pak mė tė dobėt fiziologjik se sa ajo natyrale.

 

- Hormonet prodhohen nga gjėndrat e organizmit.

 

 

 

E tjera nė:


Referenca

http://en.wikipedia.org/wiki/Hormone

http://en.wikipedia.org/wiki/Catecholamine

http://www.news-medical.net/health/What-are-Hormones.aspx -fiziologjia e hormonit

http://www.youtube.com/watch?v=iDy_p9912ao

http://www.youtube.com/watch?v=kIPYVV4aThM

http://www.centerforhealthandhealing.org/what-are-hormones/index.htm - Ēka janė hormonet

http://www.dhushara.com/paradoxhtm/biology.htm

http://www.novatec-id.com/products/hormone-markers/steroid/

 

http://sq.wikipedia.org/wiki/Hormonet

http://www.ikub.al/FEMRA_CATEGORY/1003170052/Article-Femrat-dhe-hormonet-e-tyre-.aspx

http://sq.wikipedia.org/wiki/Hormonet_e_gj%C3%ABndrave_mbiveshkore

http://sq.wikipedia.org/wiki/Hormonet_e_pjes%C3%ABs_s%C3%AB_p%C3%ABrparme_t%C3%AB_hipofiz%C3%ABs

http://sq.wikipedia.org/wiki/Hormonet_indore

http://index.fieri.com/familja_jeta_cift/778-hormonet-dhe-disa-receta-erotike.html

http://www.yllpress.com/4518/mosha-dhe-hormonet-seksuale-tek-femrat.html

http://www.keshilla.net/tag/hormonet/

http://www.idividi.com.mk/shqip/afrodizijak/750391/index.htm

http://www.proletari.com/forumi/viewtopic.php?f=33&t=1160

 

http://es.wikipedia.org/wiki/Adrenalina

http://sq.wikipedia.org/wiki/Adrenalina

http://sq.wikipedia.org/wiki/Tiroksina

http://en.wikipedia.org/wiki/Insulin

http://www.news-medical.net/health/What-is-Insulin.aspx

http://www.docstoc.com/docs/125956926/Insulin-and-Glucagon-are-synthesized-in-pancreatic-islet-cells

 


Faqe: www.sokol58.com


Shėnoi: S.K. Mitrovicė dt:2013-10-17