Migrimet e popullsisė Kosovare

 

 

Migrimet janė zhvendosje e popullatės (apo grupe njerėzish) prej njė vendi nė njė tjetėr lokacion me qėllim tė sigurimit tė kushteve mė tė pėrshtatshme pėr jetesė.

 

Migrimet janė dukuri kulturore tė cilat kanė lidhje me shumė faktorė, tė natyrės fiziko-gjeografike (klima, uji, tokat, pasuritė minerale etj.) e mė shumė tė natyrės ekonomike, sociale, politike e psikologjike.

 

Migrimet nė ēdo hapėsirė tė planetit tonė Tokė gjatė historisė kanė ndodhur dhe do tė ndodhin si lėvizje drejt viseve tė tjera, varėsisht prej rrethanave politike e ekonomike tė krijuara nė atė hapėsirė.

 

Nė hapėsirė tė Kosovės gjatė historisė kanė ndodhur migrime apo lėvizje drejt saj ose prej saj drejt viseve tė tjera, varėsisht prej rrethanave politike e ekonomike tė krijuara nė atė hapėsirė.

  

Kosova si njė hapėsirė me pozitė interesante gjeografike, me kushte relativisht tė mira jetese, ka qenė tėrheqėse pėr njerėzit dhe popujt e ndryshėm, tė cilėt kanė ardhur miqėsisht, si okupues ose kanė ikur si tė mundur.

 

Ndėrrimet e mbretėrive qė nga Roma, Bizanti, Serbia, Turqia etj., kanė lėnė shenjat e tyre edhe nė lėvizjet e popullsisė.

Tė gjitha kėto mbretėri nuk kanė arritur tė bėjnė ndryshime tė mėdha nė strukturėn etnike tė popullsisė, ngase shqiptarėt ishin dhe mbeten shumicė.

 

Gjatė shekullit XX nga Kosova janė larguar; shqiptarėt, turqit, serbėt, malaziasit e tė tjerė, por edhe kane ardhur; serbe, malazias, boshnjakė e tė tjerė nė periudha tė caktuara, pėrkatėsisht nė cikle historike.

 

Nė fund tė shekullit XIX nga Sanxhaku i Nishit, shqiptarėt e turqit e dėbuar nga ushtria serbe e aleatėt e tyre, u vendosėn nė Kosovė si muhaxhirė, ose emigruan nė Turqi.

Emigrimi i shqiptarėve dhe i popullsisė myslimane vazhdoi edhe gjatė e pas luftėrave Ballkanike dhe Luftės sė Parė e tė Dytė Botėrore.

Me hyrjen e trupave serbe e malaziase, pas atyre franceze nė vitin l9l2 ndodhėn vrasje e pėrndjekje masive tė shqiptarėve pėr nė Turqi dhe Shqipėri. Kjo politikė vazhdoi edhe pas vendosjes sė pushtetit tė Jugosllavisė sė Versajės (1918), me synim tė rrallimit tė popullsisė shqiptare dhe krijimin e hapėsirės sė lirė pėr kolonėt serbė e malazias, tė cilėt u sollėn nga viset e ndryshme tė Jugosllavisė, e sidomos nga viset pasive tė Malit tė Zi, Hercegovinės, Bosnjės, Serbisė, Maqedonisė.

 

Migrimet e jashtme (ardhje dhe shkuarje nga Kosova), brenda territorit tė Kosovės.

 

Me procesin e kolonizimit (faza e parė) nė Kosovė u vendosėn rreth 11.000 familje kolonėsh me rreth 54.000 anėtarė dhe rreth 12.000 anėtarė tė tjerė kolonėsh, tė cilėt u vendosėn nė viset mė tė pėlleshme dhe nė zonat e pastra etnike shqiptare, anė e mbanė Kosovės.

Faza mė intensive e vendosjes sė kolonėve ishte mes viteve 1928—1937. Kolonizimi duhej tė vazhdonte mė tutje, ndėrsa shqiptarėt tė dėboheshin me masa tė ndryshme represive (ushtarake, policore, ekonomike, sociale, kulturore, psikologjike). Nė atė kohė shumė shqiptarė tė pasur u shpronėsuan, mbetėn pa tokė, shtėpi, e pasuri tjetėr tė patundshme e tė tundshme dhe nė vend tė tyre u vendosėn kolonėt, tė cilėt e kishin pėr detyrė tė bėjnė presione mė tė ndryshme, pėr t’i detyruar fqinjėt e tyre nė shpėrngulje.

 

Vazhdimin e kolonizimit e ndėrpreu Lufta e Dytė Botėrore, me hyrjen e ushtrive dhe okupimin e Kosovės nga Italia dhe Gjermania.

 

Faza e dytė e kolonizimit u bė pas Luftės sė Dytė Botėrore, por tash nė mėnyrė tjetėr, nė formė tė punėsimit tė kuadrove me kualifikime tė ulėta e tė mesme nga zonat kufitare tė Serbisė e Malit tė Zi nė ekonominė e Kosovės, nė: administratė, arsim, shėndetėsi, polici, ushtri etj. Ky kolonizim pati pėrmasa mė tė vogla dhe pasoja mė tė lehta.

Nė bazė tė tė dhėnave nga viti 1981, nė Kosovė nga viset e tjera tė Jugosllavisė kishin ardhur (imigruar) pėr tė jetuar 50.517 persona, mė sė shumti nga Serbia, pastaj nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

 

Faza e tretė e kolonizimit ishte menduar pas vitit 1981 dhe kishte pėr qėllim kthimin e serbėve e malaziasve tė shpėrngulur nga Kosova, por edhe tė tjerėve qė dėshironin tė vinin nė Kosovė. Edhe ky kolonizim mbeti pa u realizuar, ashtu siē ishte paraparė, pėr shkak tė pėrkeqėsimit tė gjendjes ekonomike tė Jugosllavisė dhe gjendjes jostabile politike tė shtetit, i cili sa kishte filluar tė shkapėrderdhej.

Lufta e vitit 1999 nė Kosovė i dha fund aspiratave tė Serbisė pėr ta nėnshtruar Kosovėn dhe pėr ta ndryshuar strukturėn etnike tė popullsisė.

 

Pas shpėrnguljeve tė shqiptarėve mes dy luftave botėrore pėr nė Turqi, Shqipėri, vendet arabe, Amerikė e Australi, shqiptarėt detyrohen prapė tė shpėrngulen pėr nė Turqi nga vitet e 50-ta e deri nė mesin e viteve te 60-ta, me motiv se ata janė turq dhe dėshirojnė tė vendosen nė vendin e tyre. Edhe kėsaj radhe dėshirohet zvogėlimi i popullsisė shqiptare me largimin e rreth 250 mijė vetave.

 

Vala e tretė dhe mė e madhe e shpėrnguljeve tė shqiptarėve ndodhi pas vitit 1989/90 kur u suprimua autonomia dhe kur nė Kosovė u vendosėn masat e dhunshme, me anėn e tė cilave me masa tė ndryshme (largime nga puna e forma tė tjera) u detyruan shqiptarėt tė emigrojnė nė vendet evropiane dhe tejdetare dhe tash me numėr shumė mė tė madh (rreth 0,5 milionė tė rinj).

 

Pėrkundėr kėtyre shpėrnguljeve nė cikle tė shqiptarėve rreth Luftėrave Ballkanike dhe mes dy luftėrave botėrore, pastaj nė vitet e 50-60-ta tė shekullit XX dhe nė dekadėn e fundit tė shekullit XX, prapėseprapė popullsia shqiptare mbeti mbizotėruese nė hapėsirėn e Kosovės.

 

Politika kolonizuese serbe nuk i solli kurrgjė tė mira as Serbisė e as popullit serb, e as shqiptarėve, vetėm sa i keqėsonte dhe acaronte marrėdhėniet mes dy popujve.

 

Pas kolonizimeve e presioneve mė tė ndryshme, popullsia serbe detyrohej tė emigronte nga Kosova, dhe atė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (rreth 30 mijė), pastaj prej viteve tė 60-ta e deri nė tė 80-tat rreth 90 mijė serbė e malazias dhe pas Luftės nė vitin 1999, kur me hyrjen e trupave tė NATO-s e tė UĒK-se, pjesė e konsiderueshme e popullsisė serbe e malaziase (rreth 100 mijė) u vendosėn nė Serbi dhe Mal tė Zi, pėr shkak se pjesa e konsiderueshme e tyre morėn pjesė nė pastrimin etnik, vrasje, plaēkitje, dhunime e kallje tė shtėpive tė shqiptarėve.

 

Migrimet e Kosovarėve nė disa periudha.

 

 

Nė fund tė shekullit XIX nga Sanxhaku i Nishit, shqiptarėt e turqit e dėbuar nga ushtria serbe e aleatėt e tyre, u vendosėn nė Kosovė si muhaxhirė, ose emigruan nė Turqi.

 

 

Me hyrjen e trupave serbe e malaziase, pas atyre franceze nė vitin l9l2 ndodhėn migrime e pėrndjekje masive tė shqiptarėve pėr nė Turqi dhe Shqipėri.

 

 

Me pushtetin e Jugosllavisė sė Versajės (1918) nė Kosovė u vendosėn rreth 11.000 familje kolonėsh me rreth 54.000 anėtarė dhe rreth 12.000 anėtarė tė tjerė kolonėsh.

Faza mė intensive e vendosjes sė kolonėve ishte mes viteve 1928—1937.

 

 

popullsia serbe detyrohet tė emigron nga Kosova gjatė Luftės sė Dytė Botėrore (rreth 30 mijė).

 

 

Migrimi e shqiptarėve nė vitet e 50-ta e deri nė mesin e viteve te 60-ta, me motiv se ata janė turq dhe dėshirojnė tė vendosen nė vendin e tyre u bė zvogėlimi i popullsisė shqiptare me largimin e rreth 250 mijė vetave.

 

 

Migrimi serbė e malazias prej viteve tė 60-ta e deri nė tė 80-tat rreth 90 mijė.

 

 

Nė bazė tė tė dhėnave nga viti 1981, nė Kosovė nga viset e tjera tė Jugosliavisė kishin ardhur (imigruar) pėr tė jetuar 50.517 persona, mė sė shumti nga Serbia, pastaj nga Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

 

 

Shpėrngulje tė shqiptarėve ndodhi pas vitit 1989/90 kur u suprimua autonomia e Kosovės , emigrojnė nė vendet evropiane dhe tejdetare me numėr (rreth 0,5 milionė tė rinj).

 

 

Pas Luftės nė vitin 1999, kur me hyrjen e trupave tė NATO-s e tė UĒK-se, pjesė e konsiderueshme e popullsisė serbe e malaziase (rreth 100 mijė) u vendosėn nė Serbi dhe Mal tė Zi.

 

 

 

 

Migrimet e brendshme

 

Pos migrimeve tė jashtme (ardhje dhe shkuarje nga Kosova), brenda territorit tė Kosovės ndodhėn lėvizje migruese tė brendshme prej fshatrave e qyteteve tė vogla drejt qyteteve tė mesme dhe Prishtinės, prej viseve kodrinore e malore drejt viseve fushore, prej vendbanimeve tė largėta, drejt qendrave dhe vendbanimeve afėr tyre. Si rezultat i lėvizjeve vertikale, nga vendbanimet mė tė larta, popullsia zbriti nė vendbanimet fushore mė tė ulėta dhe nga vendbanimet periferike ajo u afrua drejt vendbanimeve qendrore dhe pranė-rrugore.

 

Migrimet e brendshme shkaktohen nga shumė motive, por kėtu do tė ceken disa:

 

ü      migrimet pėr shkak tė punėsimit,

ü      martesės, shkollimit tė fėmijėve,

ü      pėr shkak tė infrastrukturės mė tė zhvilluar,

ü      tė ardhurave mė tė larta,

ü      ikjes nga ngatėrresat dhe hakmarrja,

ü      pėr shkak tė mjedisit mė tė emancipuar e tė rregulluar,

ü      etj.

 

Ikja nga njė vend bėhet pėr arsye ekonomike (mungesa e vendeve tė punės, tė ardhurat e ulėta, mungesa e tokės ose resurseve tė tjera, mungesa e rrugėve), arsye social-kulturore (mungesa e shkollės, objekteve shėndetėsore, objekteve kulturore) dhe arsye psikologjike, politike dhe personale.

 

Migrimet mė intensive nė hapėsirėn e Kosovės ndodhėn me fillimin e industrializimit dhe urbanizimit dhe zhvillimin e arsimimit tė lartė e sipėror. Industrializimi filloi me ndėrtimin e objekteve tė para industriale kah vitet e 50- ta e sidomos pas viteve tė 60-ta, sė pari nė qendrat xehetarie, metalurgjike, energjetike (Mitrovicė, Prishtinė, Kastriot-Obiliq) e pastaj edhe nė qendrat e tjera ku u vendos industria e lehtė ushqimore, e tekstilit, e duhanit, e drurit, e mobilieve, e materialit ndėrtimor, nė vitet e 70-ta edhe industria metalike, elektrike, kimike etj. (nė Gjakovė, nė Prizren, nė Pejė, nė Gjilan, nė Ferizaj etj.). Qendrat industriale e urbane ishin pikat tėrheqėse tė popullsisė sė re e cila pasi e pėrfundonte shkollimin e mesėm ose sipėror kėrkonte vende tė punės. Pas gjetjes sė punės vinte sigurimi i banesės ose shtėpisė, shkollimi i fėmijėve etj.

 

Si rezultat i migrimeve tė brendshme disa komuna e humbnin popullsinė me emigrime (bėhej shpopullimi) mė shumė se sa ishte shtimi natyror (Leposaviqi), nga disa komuna tė tjera derdhej popullsia (tipi derdhės) nė komunat atėherė mė tė zhvilluara. Tipit derdhės i takonin shumica e komunave (18) tė cilat ishin mė pak tė zhvilluara, kishin pozitė periferike dhe kishin qendra mė tė vogla urbane, ndėrsa tipit mbledhės tė komunave (ato qė tėrhiqnin migrues) i takonin Prishtina, Prizreni, Peja, Ferizaj, Mitrovica (deri nė vitet e 70-ta). Kėto komuna shėnuan bilanė pozitiv migrues, me qė pranonin migrues nga komunat e tjera.

 

Migrimet ishin drejtuar sė pari drejt qendrės – Prishtinės, pastaj qendrave rajonale tė Kosovės, qendrave industriale, tė komunikacionit, qendrave komunale, vendbanimet nė rrugėkryqe, afėr qendrave rajonale, pranė rrugėve magjistrale etj.

 

Pas luftės sė fundit dhe pėrkeqėsimit tė gjendjes nė fshatra (djegia e shtėpive, shkatėrrimi dhe plaēkitja e pasurisė), njė pjesė e popullsisė fshatare u drejtua kah qytetet pėr tė siguruar vendstrehim dhe vende pune. Kėshtu, nė kohėn e pasluftės qytetet shėnuan rritje tė konsiderueshme tė popullsisė. Dukuri e pėrgjithshme e pasluftės ėshtė ndėrtimi i shtėpive dhe banesave tė reja, mbindėrtimi, ndėrtimi pranė rrugėve i objekteve ekonomike dhe shtėpive tė banimit, pėr tė siguruar vende pune, ngase zhvillimi ekonomik i deritashėm nuk siguroi vende tė mjaftueshme pune.

 

 


E tjera nė:

Referenca

Librat

Internet

http://esk.rks-gov.net/ -Enti i statistikės nė Kosovė

http://esk.rks-gov.net/rekos2011/?cid=1,40

http://esk.rks-gov.net/rekos2011/?cid=1,95

http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/REKOS%20LEAFLET%20ALB%20FINAL.pdf

http://esk.rks-gov.net/rekos2011/?cid=1,40,209

http://esk.rks-gov.net/rekos2011/?cid=1,40,265

http://sq.wikipedia.org/wiki/Demografia_e_Kosov%C3%ABs

http://en.wikipedia.org/wiki/Demographics_of_Kosovo

http://en.wikipedia.org/wiki/Outline_of_Kosovo

http://www.indexmundi.com/kosovo/demographics_profile.html

http://www.indexmundi.com/

http://www.topix.com/forum/world/albania/T096MM9ESPHPG10D5

http://www.osce.org/kosovo/75450

http://www.economist.com/node/14870080

https://en.wikipedia.org/wiki/Balkans

http://en.wikipedia.org/wiki/History_of_the_Balkans

http://www.clio.uni-sofia.bg/bg/pass/srednovekovnabalkanska.pdf

http://www.store.bg/search?srchstr=balkanska%20istoria

http://www.youtube.com/watch?v=0styVHUXDUU

 

http://esk.rks-gov.net/ -enti i statistikės nė Kosovė

http://sq.wikipedia.org/wiki/Demografia_e_Kosov%C3%ABs

 

http://en.wikipedia.org/wiki/Geography_of_Kosovo

http://www.kosovo-mining.org/kosovoweb/en/kosovo/geography.html

http://sq.wikipedia.org/wiki/Kosova

http://sq.wikipedia.org/wiki/Tokat,_bota_bimore_dhe_shtazore_n%C3%AB_Evrop%C3%AB

http://lajme.dervina.com/archive/2009-1502:237/LLOJET-E-BIMEVE-NE-KOSOVE.htm

 

http://www.staraplanina.eu/Balkan-mountains--map.htm - harta e Ballkani

http://www.emersonkent.com/map_archive/balkan_asia_minor_1911_peoples.htm

http://www.geographic.org/maps/balkan_region_maps.html

http://wikitravel.org/en/Balkans

http://www.canstockphoto.com/serbia-shaded-relief-map-1546403.html

http://sq.wikipedia.org/wiki/Gjeografia_e_Kosov%C3%ABs

http://www.modersmal.net/albanska/images/stories/albanska/Kuizi-2012/Gjeografi-2012.pdf

 

http://geography.about.com/

http://www.lizardpoint.com/fun/geoquiz/ - shėnime harta kviz

http://www.sheppardsoftware.com/Geography.htm

http://www.usgs.gov/climate_landuse/

http://www.enchantedlearning.com/geography/ - me a-z

http://dir.yahoo.com/science/geography/

http://en.wikipedia.org/wiki/Geography

http://www.nationalgeographic.com/geography-action/index.html

 

http://notoracism.net/images/balkan-map-peace-map/

http://www.safetravel.govt.nz/destinations/maps/mapkosovo.shtml

http://explore-kosovo.org/tours.html -burimet natyrore

http://www.lib.utexas.edu/maps/kosovo.html  - hartat botėrore

http://www.ezilon.com/maps/europe/kosovo-physical-maps.html - harta me detale

 

http://esk.rks-gov.net/   -Agjencia statistikave tė Kosovės

http://esk.rks-gov.net/rekos2011/?cid=1,40

http://esk.rks-gov.net/rekos2011/?cid=1,95

http://esk.rks-gov.net/rekos2011/repository/docs/REKOS%20LEAFLET%20ALB%20FINAL.pdf  -lexo rezultate

http://esk.rks-gov.net/rekos2011/?cid=1,40,209

http://esk.rks-gov.net/rekos2011/?cid=1,40,265

 

etj.

Nė faqe www.sokol58.com

faqe Gjeografia

Shėnoi e punoi: Sokol H. Kelmendi , Mitrovicė