Lidhja hidrogjenore

 

Lidhja hidrogjenore ėshtė tėrheqje e veēantė midis molekulave dipolare, nė tė cilat atomi i hidrogjenit ėshtė i lidhur me njė atom me elektronegativitet tė lartė.

 

 

Nė rastin kur atomet e hidrogjenit janė tė lidhura pėr atomet me elektronegativitet tė lartė (para sė gjithash, me fluorin, oksigjenin dhe azotin), ato mund tė formojnė dipole tė forta, tė cilat midis vete tėrheqin me forca elektrostatike.

 

Tėrheqja mes atomeve te lidhja hidrogjenore ėshtė mė e dobėt sesa lidhja kovalente, por mė e fortė sesa forcat e Van der Valsit.

 

Lidhja hidrogjenore ėshtė tėrheqje elektrostatike midis atomit tė hidrogjenit tė njėrės molekulė dhe atomit me elektronegativitet tė lartė tė molekulės tjetėr.

  

Lidhje hidrogjenore midis vete formojnė molekulat e florhidrikut, tė ujit, amoniakut e tjera.

 

Skaji pozitiv i njė molekule tė fluorhidnkut tėrheqet me skajin negativ tė molekulės tjetėr.

 

Molekulat e fluorhidrikut janė tė asociuara (lat. associatio-shoqėrim).

 

Lidhja hidrogjenore midis molekulave  shėnohet me pika.

 

 

Lidhja hidrogjenore ndikon nė gjendjen agregate tė ujit, i cili ėshtė faktor i domosdoshėm pėr jetė. Uji nė temperaturė tė mjedisit ėshtė nė gjendje agregate tė lėngėt. Kjo gjendje fizike e tij ėshtė pasojė e asocijimit tė molekulave tė ujit pėrmes lidhjeve hidrogjenore.

Sikur tė mos ekzistonin lidhjet hidrogjenore, uji nė kushte normale do tė ishte nė gjendje tė gaztė, me pikė vlimi rreth —80°C. Kėshtu qė nuk do tė kishte as shi, as lumenj, liqene, dete e oqeane, e as gjallesa.

Lidhja hidrogjenore midis molekulave tė ujit kushtėzon rritjen e forcave tė kohezionit midis tyre. Si rezultat i kėsaj, konstantet fizike tė ujit janė mjaft tė larta.

 

Nė figurėn 1a.-nė mėnyrė skematike, ėshtė paraqitur formimi i lidhjeve hidrogjenore midis molekulave tė fluorhidrikut.

 

 

Nė figurėn 3a. ėshtė paraqitur njė insekt i cili qėndron mbi sipėrfaqe tė ujit. Forcat e kohezionit tė molekulave tė ujit janė mė tė mėdha sesa forcat e ad’hezionit. Si rezultat i kėsaj, insekti nuk fundoset.

 

 

Nė pėrgjithėsi, tė gjitha komponimet tė cilat formojnė lidhje hidrogjenore kanė konstante tė larta fizike (pikė tė lartė tė shkrirjes dhe pikė tė lartė vlimi). Kjo rezulton pėr shkak tė tėrheqjeve me te mėdha midis molekulave. Pėr shkėputjen e kėtyre lidhjeve duhet tė shpenzohet njė sasi mė e madhe e energjisė.

 

Struktura e akullit dhe anomalitė tek uji mund tė shpjegohen pėrmes lidhjeve hidrogjenore. Kristalet e akullit janė tė ndėrtuara nga molekulat e ujit, tė renditura nė mėnyrė tė rregullt nė hapėsirė. Nė kėto kristale, secili atom i oksigjenit ėshtė i lidhur me katėr atome hidrogjeni. Dy prej tyre janė tė lidhura me lidhje kovalente, ndėrsa dy atomet e tjera tė hidrogjenit, tė cilat u pėrkasin molekulave tė tjera tė ujit, janė tė lidhura me lidhje hidrogjenore. Pėr shkak tė simetrisė sė lartė, densiteti i akullit ėshtė mė i vogėl sesa i ujit. Kėshtu qė akulli noton (rrinė pezull) mbi ujė.

 

Nė figurėn 4a. ėshtė paraqitur struktura e akullit, ku molekulat e ujit ndėrmjet vete janė tė asociuara me lidhje hidrogjenore.

 

 

Pėrveē molekulave tė njėjta, me lidhje hidrogjenore ndėrmjet vete lidhen edhe molekulat e llojeve tė ndryshme tė cilat kanė polaritet tė lartė.

Pėr shembull, asocijimi i molekulave tė alkoolit dhe tė ujit bėhet pėrmes lidhjeve hidrogjenore:

 

 

Alkoolet mund tė pėrzihen nė ēfarėdo raporti me ujin. Kjo rezulton pėr shkak tė mundėsisė sė asociimit tė molekulave tė alkoolit me molekulat e ujit pėrmes lidhjeve hidrogjenore.

Lidhjet hidrogjenore i mbajnė bashkė tė lidhura edhe molekulat e alkooleve, tė fenoleve, tė acideve karboksilike, tė aminave dhe tė tjera.

 

Roli i lidhjes hidrogjenore ėshtė i madh. Struktura dhe funksioni i shumė komponimeve pėrbėrėse tė organizmave tė gjallė janė tė kushtėzuara nga prania e lidhjes hidrogjenore. Kėshtu, struktura dhe aktiviteti biologjik i albuminave, proteinave, acideve nukleike dhe i shumė komponimeve tė tjera kushtėzohen nga prania e lidhjeve hidrogjenore midis pjesėve tė molekulave tė tyre.

Pėr shembull, acidi dezoksiribonukleik (ADN) ėshtė i ndėrtuar prej dy helikseve. Kėto helikse midis vete janė tė lidhura me lidhje hidrogjenore, pėrmes bazave purine dhe pirimidine (adeninės e timinės dhe citozinės e guaninės). Bartja e vetive trashėguese prej prindėrve nė pasardhės bėhet me shkėputjen e lidhjeve hidrogjenore dhe me formimin e lidhjeve hidrogjenore tė reja.

 

Nė figurėn 5a. janė paraqitur dy helikset e ADN-sė, tė lidhura midis vete me lidhje hidrogjenore.

 

  ,

 

 Tė gjitha funksionet jetėsore qė i zhvillojnė organizmat e gjallė janė tė kushtėzuara nga lidhjet hidrogjenore midis komponimeve organike qė janė pėrbėrės tė tyre.

 

Prandaj, mund tė themi se ky lloj i lidhjes e mundėson zhvillimin e jetės nė planetin tonė Tokė.

 

E tjera nė:

 

Referenca

Libra

Internet

http://en.wikipedia.org/wiki/Hydrogen_bond

http://www.elmhurst.edu/~chm/vchembook/161Ahydrogenbond.html

http://www.biology.arizona.edu/biochemistry/tutorials/chemistry/page3.html

http://www.physicsofmatter.com/NotTheBook/Talks/Ice/Ice.html

http://www.lakelandschools.us/lh/lburris/pages/bonds.htm

http://www.geo.arizona.edu/xtal/nats101/s04-18.html

http://www.chem.unsw.edu.au/coursenotes/chem1/nonunipass/hainesimf/hydrogenbond.html

 

http://en.wikipedia.org/wiki/DNA

http://www.nature.com/scitable/topicpage/discovery-of-dna-structure-and-function-watson-397

http://www.dna-sequencing-service.com/dna-sequencing/dna-hydrogen-bonds-2/

 

e tjera,,,

 

ą Faqe; www.sokol58.com  

 Kimia

 

Shėnoi e Punoi: Sokol H. Kelmendi , Mitrovicė.