Lidhja kovalente

 

Pėr tė arritur konfiguracionin elektronik tė gazit inert, disa elemente mes vete formojnė ēifte tė pėrbashkėta elektronike.

 

Quhet lidhje kovalente, lidhja kimike e cila formohet si rezultat i formimit tė ēiftit tė pėrbashkėt elektronik .

 

Sipas Luisit, atomet e jometaleve, pėr tė arritur konfiguracionin elektronik tė gazit inert mes vete, formojnė ēifte tė pėrbashkėta elektronike. Nė kėtė mėnyrė formohen molekulat e tyre.

 

Lidhja kimike e cila formohet si rezultat i formimit tė ēiftit tė pėrbashkėt elektronik quhet lidhje kovalente.

 

Komponimet tė cilat formohen me lidhje kovalente quhen komponime kovalente.

 

 

Nė kėto komponime atomet nė molekulė mund tė jenė tė lidhura me;

 

Lidhja kovalente njėfishe

 

Molekula mė e thjeshtė ėshtė ajo e hidrogjenit.

Meqenėse hidrogjeni ka vetėm njė elektron, dy atome tė tij mund tė arrijnė konfiguracionin elektronik tė heliumit nė atė mėnyrė qė t’i ēiftėzojnė elektronet e tyre:

 

 

 

 

 

Lidhja kovalente mund tė formohet edhe midis atomeve tė elementeve tė ndryshme.

 

Pėr shembull;

Atomi i hidrogjenit mund tė formojė njė ēift tė pėrbashkėt elektronik me atomin e klorit.

Nė kėtė mėnyrė formohet molekula e klorhidrikut:

 

 

Nė kėtė molekulė, me formimin e ēiftit tė pėrbashkėt elektronik, atomi i hidrogjenit e plotėson dubletin elektronik. Njėkohėsisht atomi i klorit e plotėson oktetin elektronik.

 

Lidhja kovalente dyfishe

 

Pėr shembull, me lidhjen e dy atomeve tė oksigjenit formohet molekula e oksigjenit.

Me qė oksigjeni pėrmban gjashtė elektrone valence, secili atom i oksigjenit merr pjesė nė formimin e lidhjes kovalente me nga dy elektrone.

Nė kėtė mėnyrė formohet lidhja kovalente dyfishe.

 

 

Nė kėtė rast, secili atom i oksigjenit ka plotėsuar oktetin elektronik.

 

Lidhja kovalente trefishe

 

Gjatė bashkimit tė dy atomeve tė azotit formohet molekula e azotit.

Atomi i azotit pėrmban pesė elektrone valence.

Secili atom i azotit merr pjesė nė formimin e lidhjes kovalente me nga tri elektrone.

Nė kėtė rast formohet lidhja kovalente trefishe:

 

 

Nė kėtė rast secili atom i azotit ka plotėsuar oktetin elektronik dhe ėshtė formuar lidhja kovalente trefishe.

 

 

Formimi i lidhjes kovalente mund tė sqarohet mė sė miri me ndihmėn e teorisė sė orbitaleve molekulare.

 

Ų      Me rastin e formimit tė molekulės, elektronet nga orbitalet atomike vendosen nė orbitale molekulare.

Ų      Gjatė formimit tė lidhjes kovalente, orbitalet molekulare formohen me mbivendosje tė orbitaleve atomike, tė cilat u pėrkasin atomeve tė ndryshme.

Ų      Nė kėtė rast krijohet reja elektronike, e cila ėshtė e pėrbashkėt pėr tė dy atomet.

Ų      Nė rastin kur dy atome tė hidrogjenit afrohen njėri me tjetrin nė distancė optimale, atėherė bėhet mbivendosja e tyre.

Ų      Nė kėtė rast formohet njė orbitale e re, e cila njihet si orbitale molekulare sigma (σ).

Ų      Mbivendosja e drejtpėrdrejtė bėhet pėrgjatė boshtit tė paramenduar, cili kalon nėpėr bėrthamat e atomeve tė cilat formojnė lidhjen.

Ų      Nė kėtė rast formohet lidhje kimike primare e cila quhet lidhje sigma (σ).

Ų      Kjo orbitale ndodhet nė nivel energjetik mė tė ulėt se sa orbitalet atomike tė hidrogjenit.

Ų      Si rezultat i kėsaj, nė kėto orbitale janė tė vendosura tė dy elektronet e atomeve tė hidrogjenit.

Ų      Dendėsia e resė elektronike ėshtė e pėrqėndruar mes dy bėrthamave.

Ų      Kjo orbitale quhet orbitale lidhėse.

 

 

Nė figurėn 1a, ėshtė paraqitur formimi i lidhjes kovalente nė molekulėn e hidrogjenit.

 

Nė kėtė figurė ėshtė paraqitur formimi i lidhjes σ lidhėse midis orbitaleve atomike 1s.

Krahas orbitales molekulare lidhėse formohet edhe orbitalja molekulare kundėrlidhėse (σ*).

Pasi qė orbitalja σ lidhėse ėshtė mė stabile nė aspektin energjetik, ēifti elektronik i pėrbashkėt ėshtė i vendosur nė kėtė orbitale, kurse orbitalja σ* kundėrlidhėse ėshtė e paplotėsuar.

 

 

Nė figurėn 2a, ėshtė paraqitur formimi i lidhjes σ (s-p) midis atomeve tė klorit dhe tė hidrogjenit.

 

 

 

Nė figurėn 3a, ėshtė paraqitur formimi i lidhjes sigma p-p midis dy atomeve tė fluorit, me ē’rast formohet molekula F2. σ2p lidhėse

Gjatė mbivendosjes sė drejtpėrdrejtė tė orbitaleve p tė atomeve tė fluorit formohet orbitalja lidhėse σ dhe orbitalja kundėrlidhėse σ*2p. kundėrlidhėse

Ēifti elektronik i pėrbashkėt ėshtė vendosur nė orbitalėn lidhėse σ, e cila ėshtė mė stabile nė aspektin energietik.

 

 

 

Pėr shembull, nėse mbivendosen dy orbitale s (si te molekula e hidrogjenit), formohet lidhja sigma (σ) e cila ėshtė e llojit σ (s-s).

Me mbivendosje tė njė orbitale s dhe tė njė orbitale p (si te molekula HCl) lidhja ėshtė e llojit σ (s-p).

Kurse me mbivendosje tė drejtpėrdrejtė tė dy orbitaleve p midis vete formohet lidhja kimike e llojit σ (p-p).

 

Lidhjet kovalente mund tė formohen edhe me mbivendosje anėsore tė orbitaleve atomike. Nė kėtė rast formohen lidhjet kimike pi (π).

 

Mbivendosja anėsore bėhet mbi dhe nėn kėtė bosht tė paramenduar. Nė kėtė rast formohet lidhje kimike sekondare, e cila quhet lidhje π.

 

Nga ana tjetėr, orhitalet π shpesh formohen me mbivendosje tė dy orbitaleve (p).

 

Pėr paraqitjen dhe pėr mbivendosjen e kėtillė ekzistojnė mėnyra tė ndryshme, prej tė cilave njė shembull ėshtė paraqitur nė figurėn 4.8.

Duhet theksuar se lidhja kovalente π ėshtė mė e dobėt se lidhja σ.

 

 

Lidhjet njėfishore janė tė llojit σ ndėrsa me rastin e lidhjes dyfishore mund tė konstatohet se janė tė formuara nga njė lidhje σ dhe njė lidhje π.

Ngjashėm me kėtė lidhjet trefishe pėrmbajnė njė lidhjeje σ dhe dy π.

 

E tjera nė:

 

Referenca

Libra

Internet

http://en.wikipedia.org/wiki/Covalent_bond

http://hyperphysics.phy-astr.gsu.edu/hbase/chemical/bond.html

http://chemistry.about.com/od/chemistrystudentfaqs/f/bondtypes.htm  - cili ėshtė ndryshimi mes lidhjes jonike dhe kovalente?

http://academic.brooklyn.cuny.edu/biology/bio4fv/page/covalenb.htm

http://www.chemguide.co.uk/atoms/bonding/covalent.html

http://www.answers.com/topic/covalent-bond

http://goldbook.iupac.org/C01384.html

http://www.elmhurst.edu/~chm/vchembook/144Acovalent.html  - komponime kovalente

http://www.chem.ox.ac.uk/vrchemistry/electronsandbonds/intro1.htm - me vizion video

http://www.historyoftheuniverse.com/covalent.html

http://en.wikibooks.org/wiki/General_Chemistry/Covalent_bonds

http://chemwiki.ucdavis.edu/Theoretical_Chemistry/Chemical_Bonding/Covalent_Bonds

http://www.mikeblaber.org/oldwine/chm1045/notes/Bonding/Covalent/Bond04.htm - pėr krahasim u

http://www.britannica.com/EBchecked/topic/141012/covalent-bond  - mė gjerė e profi detale komp kovalente

 

ąFaqe; www.sokol58.com  

Kimia

 

Shėnoi e Punoi: Sokol H. Kelmendi , Mitrovicė.